TechSoup Courses

Trajnim dhe arsim në internet për organizatat jofitimprurëse dhe bibliotekat
Përmbajtja e Kurseve të TechSoup-it është dizajnuar posaçërisht për punonjësit e organizatave jofitimprurëse. Ne punojmë me ekspertë të temave përkatëse, të cilët gjithashtu kanë përvojë të madhe me organizatat jofitimprurëse.
Disa nga kurset tona më të popullarizuara
- Kthimi nga puna në distancë - zgjidhje për COVID-19 për organizatat jofitimprurëse
- Excel-i për organizatat jofitimprurëse: Menaxhimi i të dhënave dhe raportimi
- Google AdWords për organizatat jofitimprurëse
- Teams për organizatat jofitimprurëse - Mjetet për bashkëpunim
- Marketingu përmes e-mail-it për organizatat jofitimprurëse
- Power BI për organizatat jofitimprurëse
- Mbledhja e fondeve për organizatat jofitimprurëse
Ne i zhvillojmë kurset tona posaçërisht për organizatat jofitimprurëse
Kurset tona janë të zhvilluara nga ekipi i brendshëm i dizajnit mësimor të TechSoup-it, në partneritet me ekspertë të cilët e kuptojnë se si organizatat jofitimprurëse i përdorin këto shkathtësi. Ne përdorim metodologji moderne të mësimit për të rriturit që përfshijnë shembuj dhe ushtrime të posaçme për organizatat jofitimprurëse.
**Vërejtje: Shumica e kurseve tona për momentin janë në dispozicion vetëm në gjuhën angleze.
Prezantimi i Qendrës për Shkathtësi Digjitale të Microsoft-it për organizatat jofitimprurëse
TechSoup-i bashkëpunon me Microsoft-in për të sjellë një sërë kursesh të fuqishme që kombinojnë përmbajtje të shkëlqyeshme për zhvillimin e shkathtësive nga ekspertët e Microsoft-it me kuptimin e thellë të TechSoup-it se si e përdorin teknologjinë organizatat jofitimprurëse. Këto kurse janë të dizajnuara për t’u ndihmuar punonjësve të organizatave jofitimprurëse të zhvendosen në re (cloud) dhe shumica e kurseve janë në dispozicion FALAS.
Nivelet e kurseve
TechSoup ofron 3 nivele kursesh ::
Niveli 100 | Njohuri themelore për nxënësit që kanë shumë pak ose aspak njohuri mbi temën. |
---|---|
Niveli 200 | Përmbajtje më e avancuar për t’u ndihmuar nxënësve t’i aplikojnë njohuritë. |
Niveli 300 | Përmbajtje më të avancuara që mund të përfshijnë kurse të mësimit të kombinuar që bashkojnë përmbajtje sipas kërkesës me ngjarje javore online, në kohë reale. Do të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2020. |