Ndryshime të rëndësishme në programin e Microsoft-it për donacione

Microsoft planifikon ndryshime në programin e Microsoft në TechSoup Albania të cilat do të hyjnë në fuqi më 4 prill 2022.  Disa nga këto ndryshime do të ndikojnë në programin aktual për donacione të softuerit nga Microsoft-i në Techsoup Albania dhe mendojmë se duhet t’i shqyrtoni me kujdes ndërsa i bëni planet për organizatën tuaj jofitimprurëse ose bibliotekën tuaj. 

Ua tërheqim vëmendjen tuaj për postimin e fundit në blog nga grupi i Microsoft-it “Teknologjia për ndikim social” ku janë theksuar fushat kryesore me fokus të përcaktuar dhe ndryshimet në ofertat e tyre jofitimprurëse të cilat do të përqëndrohen në “Microsoft Cloud-first”. Ndryshimet e planifikuara për 4 prill 2022, janë të nxitura nga qëllimi i Microsoft-it për të harmonizuar më mirë ofertat e tyre filantropike me aftësitë dhe sigurinë gjithëpërfshirëse që Microsoft Cloud mund t’ua ofrojë organizatave jofitimprurëse. Partneriteti i TechSoup me Microsoft u ka mundësuar më shumë se 394 mijë organizatave në nivel global që të kenë qasje në zgjidhjet teknologjike të klasit botëror, si ato që instalohen në pajisje ashtu edhe ato në re (cloud), për t’i arritur më mirë misionet e tyre dhe do të vazhdojnë t’i japin përparësi mbështetjes së nevojave të organizatave jofitimprurëse në mënyrë që ato të kenë qasje dhe t’i përdorin mjetet për të cilat kanë nevojë. 

Ne i kemi përmbledhur më poshtë ndryshimet që do të ndikojnë në programin shumëvjeçar të donacioneve të softuerit të Microsoft në TechSoup. Ne e pranojmë që ndryshimet e planifikuara mund të ndikojnë në buxhetimin tuaj për TI dhe përvojën tuaj në TechSoup. Ne jemi këtu për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t'ju ndihmuar t’i kuptoni opsionet dhe burimet që do t'ju ndihmojnë të vendosni ose të rivendosni planet. Mos ngurroni të bëni pyetje këtu.  

Si do të ndryshojë oferta aktuale e Microsoft në TechSoup Albania? 

  • Ofertat e produkteve që instalohen në pajisje (on-premises): Me disa përjashtime të shënuara më poshtë, produktet që instalohen në pajisje nuk do të jenë më të disponueshme për organizatat jofitimprurëse si donacion duke filluar nga 4 prilli 2022.  Softueret që instalohen në pajisje janë licenca të pavarura, të përhershme, që përdoruesit i instalojnë në kompjuterë të veçantë dhe mund të përdoren edhe pa lidhje interneti (si p.sh. Office Standard). Këto produkte do të jenë akoma të disponueshme përmes TechSoup Canada, por vetëm me çmime me zbritje bamirësie. Këto zakonisht variojnë me një zbritje 60-75% nga çmimet komerciale. Kjo rezulton me një rritje çmimi prej rreth 3-5 herë më shumë sesa çmimi aktual i programit të donacionit. Përjashtimet: 
    • Pas 4 prillit 2022, organizatat jofitimprurëse do të kenë qasje në Windows 11 Pro vetëm si licencë për instalim në pajisje (on-premise) si donacion. Në ato vende të kufizuara ku Azure nuk është i disponueshëm, Windows Server dhe SQL Server do të jenë gjithashtu në dispozicion si donacion. (Disponueshmëria aktuale e Azure mund të gjendet këtu)
    • Donacionet e produkteve që instalohen në pajisje (on-premises) do të jenë në dispozicion për ato organizata që kërkojnë softuer për pajisjet me qasje të përbashkët. Ne e kuptojmë që shumë organizata kanë ende nevojë për qasje të bazuar në pajisje dhe jemi të kënaqur të punojnë me Microsoft-in për t'ua ofruar këtë program të ri organizatave jofitimprurëse të cilave u shërbejmë.  Organizatat, të tilla si ato që kanë laboratorë kompjuterikë, qendra trajnimi, ose ofrojnë kompjuterë me qasje publike, do të jenë në gjendje të kenë qasje në oferta të veçanta donacionesh për t’i mbështetur këto aktivitete. 
  • Organizatat do të vazhdojnë të kenë qasje në ofertat e donacioneve nga Microsoft cloud përmes TechSoup Albania. * Disa oferta të donacioneve përfshijnë edhe aplikacionet e shkarkueshme që gjenden në ofertat për produktet që instalohen në pajisje. Donacionet e disponueshme përmes TechSoup Albania janë dhënë më poshtë: 
    • Microsoft 365 Business Premium do të vazhdojë të jetë falas për deri në 10 përdorues dhe përfshin e-mail, aplikacione të shkarkueshme për desktop (p.sh., Office 365 on-premises), ruajtje dhe ndarje të skedarëve në re (cloud), konferenca në internet me IM, audio dhe video HD, dhe menaxhim të thjeshtë të pajisjeve dhe veçori të përparuara të sigurisë. 
    • Licencat e Microsoft 365 Business Basic do të vazhdojnë të jenë falas për deri në 300 përdorues dhe përfshijnë email, skedarëve në re (cloud), konferenca në internet me IM, audio dhe video HD dhe shërbime të tjera. 
    • Plani “Power Apps Per-App” për të krijuar rrjedha të punës me pak kod dhe pa asnjë kod është i disponueshëm falas për deri në 10 vende. 
    • Organizatat gjithashtu mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e Azure deri në 3,500 dollarë në vit direkt nga Microsoft. 

*Ju lutemi vini re: Microsoft i referohet ofertave të dhuruara si oferta të dhëna.  Përshtatshmëria dhe kufizimet mund të gjenden këtu.  

Si mund t'ju ndihmojë TechSoup Albania? 

  • Caktoni kohë për të folur për Strategjinë tuaj në re (clo)ud me ne. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Ndani pak kohë për të biseduar me ne, dhe ne mund t'ju ndihmojmë duke u përgjigjur pyetjeve tuaja dhe t'ju ofrojmë rekomandime. 
  • Tani është koha për të menduar për zgjidhjen tuaj hibride. Ne e kuptojmë që këto ndryshime mund të ndikojnë në buxhetin dhe planifikimin tuaj, dhe duam t'ju mbështesim në marrjen e vendimeve të duhura për nevojat tuaja të TI-së. Nëse keni nevojë për më shumë licenca për produkte që instalohen në pajisje (on-premises), konsideroni gjithashtu mundësinë për të shtuar një ofertë të donacionit në re (cloud) për të siguruar që ekipi juaj mund të fillojë të ruajë dokumentet në re (cloud) dhe të njihet me përdorimin e Teams-it për bashkëpunim. Ne gjithashtu kemi shumë oferta dhe zgjidhje të tjera të produkteve në dispozicion për të siguruar që organizata juaj të jetë rezistente në aspekt dixhital. Ne jemi këtu për të ndihmuar.
  • Ndërtoni aftësitë e ekipit tuaj. Qendra e Aftësive Dixhitale të Microsoft e Techsoup, që është një pjesë e ofertës së kurseve tona të TechSoup, ka mbështetur tashmë mbi 40 mijë nxënës nga organizatat jofitimprurës në të gjithë botën me qasje në trajnime dhe aftësi për të ndihmuar në miratimin e zgjidhjeve të reja dhe maksimizimin e vlerës së zgjidhjeve ekzistuese që i keni.  
  • Plotësoni licencat e dhuruara. Licencat e dhuruara janë ende të disponueshme deri në 4 prill 2022, kështu që ka shumë kohë për të porositur licenca shtesë derisa ta mbaroni numrin maksimal të lejuar për një cikël, i cili zakonisht zgjat dy vjet

Pavarësisht se ku jeni në planifikimin tuaj të teknologjisë, ne jemi këtu për t'ju mbështetur.