Office 365 Enterprise - Nonprofit Cloud Subscription

O365-logo.png
SKU: G-50693
Donor PartnerMediaPlatform
Përshkrimi : 

Organizatat jo fitimprurëse dhe shoqatat bamirëse që janë të kualifikuara mund të marrin abonime të dhuruara dhe me zbritje të Office 365 Enterprise përmes TechSoup.

Klikoni MERRNI KËTË OFERTË për të filluar.


Ju nuk keni nevojë të shtoni asgjë në shportën tuaj TechSoup të blerjes ose të ndiqni procesin e blerjes përmes TechSoup.

Çfarë është Office 365 Enterprise?

Office 365 Enterprise ju ofron juve dhe punonjësve tuaj

  • Aplikacionet më të fundit desktop të Office për kompjuterët PC dhe Mac dhe aplikacionet për pajisjet celulare (vetëm abonime të caktuara)
  • Qasja e bazuar në re (cloud) në aplikacionet e Office
  • E-mail dhe kalendarë të hostuar me Exchange Online
  • Mesazhimi i çastit dhe konferencat në internet dhe me video përmes Skype for Business
  • Qasje në dokumentet tuaja nga kudo me OneDrive for Business
  • Më shumë, në varësi të planit të abonimit

Shihni skedën e Opsioneve të abonimit për çmimet dhe informacionin e abonimit.

Si mund të përfitojë organizata ime nga përdorimi i Office 365?

Mësoni rreth aplikacioneve në ueb të Office, e-mailin e hostuar, ndarjen e dokumenteve dhe përfitimet e tjera të ofruara nga Office 365 Enterprise në këtë artikull të TechSoup: Çfarë duhet të dini për Microsoft Office 365 Nonprofit.

Gjithashtu mund të shkarkoni një libër elektronik falas për Office 365 për të mësuar më shumë rreth asaj se si organizatat jofitimprurëse mund të përdorin shërbimet në re (cloud).

Sa kushton Office 365 Enterprise Cost?

Ka plane të dhuruara dhe me zbritje në dispozicion, në varësi të nevojave tuaja. Shihni skedën e Opsioneve të abonimit për çmimet dhe informacionin e abonimit.

Cilat janë kërkesat e sistemit për Office 365 Enterprise?

Shihni faqen e Micorsoft për kërkesat e sistemit për Office. Kërkesat janë renditur nën "planet e Office 365 për biznes, arsim dhe qeveri".

Si mund të marr mbështetje për Office 365 Enterprise?

Nëse keni nevojë për ndihmë me zgjidhjet në re të Microsoft që i keni marrë përmes TechSoup, na tregoni.

Opsionet e abonimit

Office 365 Nonprofit E1

USD $0.00/Përdorues/muaj
  • Më e përshtatshme për organizatat e mëdha jo-fitimprurëse me më shumë se 300 përdorues që nuk kanë nevojë për aplikacione desktop të Office
  • Ofron qasje të bazuar në re në aplikacionet e Office me e-mail, mesazhin e çastit, konferencat me video HD dhe 1TB hapësirë për ruajtjen dhe shkëmbimin e skedarëve personal
  • Nuk përfshin aplikacione desktop të Office
Microsoft 365 Nonprofit E3

USD $4.50/përdorues/ muaj
  • Më e përshtatshme për organizatat e mëdha jo-fitimprurëse me më shumë se 300 përdorues që kanë nevojë për aplikacione desktop të Office
  • Aplikacionet desktop të Office për kompjuterë PC dhe Mac janë të përfshira, me aplikacione për tabletë dhe telefona
  • Përfshin të gjitha karakteristikat e planit E1 plus mbrojtjen e të dhënave dhe shërbime të tjera
Office 365 Nonprofit E5

USD $14.00/përdorues/ muaj
  • Më e përshtatshme për organizatat e mëdha jo-fitimprurëse me më shumë se 300 përdorues që kanë nevojë për aplikacione desktop të Office
  • Aplikacionet desktop të Office për kompjuterë PC dhe Mac janë të përfshira, me aplikacione për tabletë dhe telefona
  • Përfshin të gjitha karakteristikat e planit E3 plus siguri të avancuar dhe shërbime të tjera.