DocuSign Standard Edition

DS_Logo_Black_RGB _ Resized.png
SKU: G-49994
Kompensimi administrativ: €77.00
Donor PartnerMediaPlatform
Përshkrimi : 

Edicioni Standard i DocuSign është një shërbim online,i cili ju lejon që të ngarkoni dhe të dërgoni dokumenta për nënshkrim elektronik. DocuSign u dërgon linqe nënshkruesve, të cilët mund të shtojnë nënshkrimin e tyre virtualisht nga çdo pajisje që mundëson internet. Nuk është e nevojshme që nënshkruesit të kenë një llogari DocuSign për të nënshkruar dokumentat. Ju dhe nënshkruesit mund të shihni, shkarkoni dhe të printoni dokumentat e plotësuara, në çdo kohë.

Kjo ofertë mundëson një abonim të përjetshëm në Edicionin Standard të DocuSign për një përdorues. Licenca e lejon përdoruesin që të dërgojë deri në 100 dokumenta në vit. Shikoni faqenDetajet e Abonimit për më shumë informacione.

Përfitimet për Organizatat

Ju mund të përdorni Edicionin Standard të DocuSign për të rritur fleksibilitetin e stafit dhe anëtarëve të bordit, duke lejuar që dokumentat të nënshkruhen në vende të largëta, në çdo kohë. Përdoreni për

  • Ngritje fondesh: aplikime për grante, rinovime anëtarësie, kontrata sponsorizimi me koorporatat
  • Burimet njerëzore: shpërndarja e politikave dhe falënderime, punësimet e reja, këmbimi i formularëve
  • Menaxhimi i vullnetarizmit: aplikimet, dorëheqje, regjistrimi në evente
  • Prokurimet: marrëveshjet me palët shitëse, porositë e blerjeve, dorëzimet e detyrave
  • Ligjore: MM-të(Marrëveshjet e Mosdeklarimit), licencimi, pajtimi
  • Financa: miratime të brendshme, raportimi i shpenzimeve, auditimi
  • TI: gjurmimi i aseteve, raportimi i incidenteve, autorizimi i mirëmbajtjes

Aftësitë Kryesore

  • Zgjedhja e burimeve dhe ruajtjes: Ju mund të ngarkoni në Word, PDF dhe formate të tjera dokumentash, si nga kompjuteri juaj, ashtu edhe nga faqe online për shpërndarjen e skedarëve, si Box, Dropbox, Google Drive dhe OneDrive. Dokumentat ruhen në renë e DocuSign por mund të spostohen edhe në faqet tuaja online për shpërndarjen e skedarëve.
  • Aksesi mobile: Me aplikacionin mobile të DocuSign, ju mund të krijoni dhe të dërgoni dokumenta nga smartphone-at dhe tabletat. Ju mund t’i nënshkruani në aplikacion ose në një shfletues interneti mobile.
  • Etiketime: Ju mund të vendosni etiketime në dokumentat tuaja për të treguar se ku duhen shtuar firmat, inicialet, emrat, titujt, emrat e kompanive dhe informacione të tjera përkatëse.
  • Shabllone: Ju mund të krijoni shabllone të ripërdorshme që ruajnë etiketimet dhe vendosjet e fushave, rrjedhën e punës dhe cilësime të tjera.
  • Statusi dhe raportimi: Një panel kontrolli tregon statusin e dokumentave. Ju mund të shihni raporte mbi dokumentat, marrësit dhe aktivitetin e llogarisë në tërësi.
  • Komente: Dërguesit dhe nënshkruesit mund të postojnë komente, pyetje dhe përgjigje brenda dokumentave dhe të njoftohen në kohë reale mbi çdo koment dhe përgjigje të re. Komentet ruhen si pjesë e transaksionit.

Mësoni më shumë mbi faqen e internetit të DocuSign website.

Mbështetja

Abonimi përfshin Planin Standard të Mbështetjes .

të DocuSign.

Zgjidhni me Kujdes

Tarifa administrative për këtë produkt nuk është e rimbursueshme dhe produkti nuk mund të shkëmbehet.

Marrja e këtij produkti

Kur TechSouptë miratojë kërkesën tuaj për donacion, ne do të dërgojmë një e-mail në adresën e e-mailit të organizatës suaj me udhëzimet përkatëse për të marrë dhe aktivizuar këtë produkt.

Detajet e Abonimit

Kërkesat e Sistemit Shikoni kërkesat e sistemit të DocuSign.
Licenca e Përjetshme Ky donacion ju ofron një licencë të përjetshme. Ajo nuk skadon dhe nuk ka nevojë që të rinovohet.
Abonentët Ekzistues Klientët ekzistues të DocuSign nuk mund të kërkojnë ofertën e TechSoup për të rinovuar abonimet e tyre.
Paraafishimi i DocuSign

Faqja kryesore e DocuSign shfaq një video të shkurtër demo.

Nëse ju keni marrë pjesë në testimin falas të DocuSign, ju duhet të krijoni një llogari të re duke përdorur një adresë tjetër e-maili për të marrë këtë abonim dhuratë. Llogaritë testuese nuk mund të konvertohen në llogari që janë përfituar përmes kësaj oferte.

Kërkohet Karta e Kreditit Do të kërkohet që organizatat të japin informacione mbi kartat e kreditit ndërkohë që regjistrohen për DocuSign.