Zoom Meetings, 1-year subscription - Access to Discounted Rates

prod-zoom-logo_Re-cut_Re-sized.png
SKU: G-50708
Kompensimi administrativ: €49.00
SolutionDonor PartnerMediaPlatform
Përshkrimi : 

“Zoom Meetings” ofron mundësi për kombinim të video dhe audio konferencave, takime të thjeshta onlajn dhe dërgimin e mesazheve në grup në një platformë. “Zoom meetings” punon edhe në pajisjet mobile dhe në ato desktop dhe në dhomat e konferencave të pajisura me harduer përkatës.

Kjo ofertë siguron qasje në një zbritje prej 50 për qind në një abonim një vjeçar për Zoom Meetings Pro ose Bussiness plan dhe shtesa të caktuara me deri në 99 licenca. Pasi ta kërkoni këtë ofertë dhe ta paguani tarifën administrative të TechSoup, po ashtu do t’i paguani Zoom-it drejtpërdrejt për abonimin me zbritje. Shuma që do t’i paguani Zoom varet nga lloji i abonimit, numri i licencave dhe çdo shtesë që do ta zgjidhni. Shihni seksionin Detajet dhe çmimet e shërbimeve për më shumë informacione.

Përfitimet për organizatat

Mund ta përdorni “Zoom Meetings” për

  • Lidhni anëtarët lokal dhe të largët të ekipit përmes takimeve online, në të cilat mund të bashkoheni nga çdo kompjuter ose pajisje celulare
  • Organizoni prezantime ose trajnime me partnerët, donatorët, vullnetarët dhe anëtarët

Funksionet kryesore

  • Video dhe audio me cilësi të lartë: Mund të transmetoni video me rezolucion deri në 720 pikselë.
  • Ndarje e ekranit: Çdo pjesëmarrës mund të ndajë ekranin me grupin. Organizatori mund të zgjedhë që t’u lejojë më tepër pjesëmarrësve t’i ndajnë ekranet e tyre në të njëjtën kohë. Më tepër pjesëmarrës mund të shkruajnë në ekranet e ndara.
  • Incizim: Mund t’i incizoni takimet në formatet MP4 (video), M4A (audio) dhe tekst (chat). Mund t'i ruani ato lokalisht ose, me një çmim shtesë për më shumë se 1 GB, në “Zoom Cloud”.
  • Funksionet në celular: Mund t’i planifikoni dhe t’i filloni takimet, t’u bashkëngjiteni takimeve dhe ta ndani ekranin në pajisjet celulare.
  • Planifikimi nga “Outlook”-u dhe “Chrome”-i: Me shtojcat (plug-ins) falas, mund të planifikoni takime drejtpërdrejt nga kalendari i Outlook-ut (Outlook Calendar) ose kalendari i Google-it (Google Calendar).

Mësoni më shumë në faqen e internetit të Zoom .

Mbështetje

Klientët e Zoom kanë qasje 24/7/365 në qendrën e mbështetjes online. Mbështetja përmes e-mailit, bisedës ose telefonit janë gjithashtu të disponueshme në varësi të planit të abonimit.

Zgjidhni me kujdes

Tarifa administrative për këtë produkt është e pakthyeshme dhe produkti nuk mund të zëvendësohet.

Marrja e këtij produkti

Kur TechSoup ta miratojë kërkesën tuaj, ne do t’u dërgojmë një mesazh në adresën e e-mail-it të organizatës suaj me udhëzime për marrjen dhe aktivizimin e këtij produkti.

Detajet dhe çmimet e shërbimeve

Kërkesat e sistemit Shihni kërkesat e sistemit për “Zoom Meetings”:
Data e fillimit Abonimi juaj një vjeçar fillon në datën kur aprovohet kërkesa e produktit, jo në datën kur krijohet llogaria.

Ne ju rekomandojmë që të konfiguroni abonimin tuaj në Zoom sapo të miratohet kërkesa juaj.
Çmimet me zbritje Kjo ofertë siguron qasje në një zbritje prej 50 për qind në një abonim një vjeçar për Zoom Meetings Pro ose Bussiness plan dhe shtesa të caktuara me deri në 99 licenca. Pasi ta kërkoni këtë ofertë dhe ta paguani tarifën administrative të TechSoup, po ashtu do t’i paguani Zoom-it drejtpërdrejt për abonimin me zbritje. Shuma që do t’i paguani Zoom-it varet nga lloji i abonimit, numri i licencave dhe çdo shtesë që do ta zgjidhni.

Kjo zbritje nuk mund të kombinohet me asnjë ofertë tjetër.
Shtesat dhe Opsionet Ju mund të blini shtesat dhe opsionet e mëposhtme me një zbritje prej 50 për qind.
  • Zoom Rooms
  • Zoom Conference Room Connector
  • Zoom Video Webinars
  • Large meetings
Mund t’i shtoni këto shërbime në çdo kohë gjatë vitit të parapagimit për të marrë zbritje prej 50 për qind. Pagesat vjetore do të shpërndahen proporcionalisht për vitet e pjesshme.
Nevojitet kontratë një-vjeçare për pagesë paraprake të shërbimeve Duhet të pajtoheni që të paguani Zoom-in paraprakisht për kontratë njëvjeçare shërbimi, pa mundësi për kthim të parave. Shihni Kushtet e përdorimit të Zoom.
Çaktivizo rinovimet automatike për të shmangur pagesën automatike të tarifës Të gjitha abonimet e Zoom janë vendosur të rinovohen automatikisht pas një viti me çmim me pakicë. Për të mbajtur zbritjen tuaj, çaktivizoni këtë cilësim dhe kontaktoni TechSoup pas një viti para skadimit të abonimit tuaj për të kërkuar përsëri këtë ofertë.
Vazhdimi i shërbimit pas një viti Për të vazhduar të merrni zbritjen tuaj për Zoom Meetings pas vitit fillestar të abonimit tuaj, duhet të rikonfirmoni pranueshmërinë tuaj duke e kërkuar përsëri këtë ofertë çdo vit.

Nëse nuk e kërkoni këtë ofertë në kohë ose nëse nuk jeni më të pranueshëm, Zoom do ta shndërrojë abonimin tuaj në çmimin e plotë të shitjes me pakicë.
Abonentët ekzistues Ju mund ta kërkoni këtë ofertë edhe nëse tashmë keni një abonim me pagesë të Zoom, por do t'ju duhet të krijoni një llogari të re në Zoom me një adresë tjetër e-maili. Ju nuk mund të rinovoni një abonim ekzistues të Zoom me këtë ofertë.
Pasqyra e “Zoom Meetings” Zoom ofron një Plan themelor falas me të gjitha funksionet me numër të pakufizuar takimesh. Plani themelor ka një kufizim kohor prej 40 minutash për takimet me tre ose më shumë pjesëmarrës.
Kërkohet Kartë krediti ose PayPal Zoom kërkon një numër llogaria të vlefshëm të kartës së kreditit ose llogari në PayPal për ta paguar shërbimin tuaj me zbritje.