Programi i “Microsoft”-it për produkte me zbritje

Programi i “Microsoft”-it për produkte me zbritje

 

Për të marrë produkte të “Microsoft”-it me zbritje, së pari duhet ta regjistroni organizatën tuaj në portalin e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse. Pastaj, nëpërmjet portalit, do të t’ia dërgoni "Techsoup"-it, certifikatën e cila vërteton kualifikimin e organizatës suaj për të marrë produkte me zbritje. Certifikata zgjat një vit.

Certifikata nuk nevojitet nëse bëni kërkesë për produktet që i dhuron “Microsoft”-i përmes faqes Techsoup.

Tashmë jeni regjistruar në portalin e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse? Atëherë, kaloni hapin e dytë.

Hapi i parë: Regjistrohuni në portalin e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse

1.      Shkoni në portalin e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse dhe shtypni Get started. (Në qoftë se jeni lidhur nëpërmjet celularit, opsioni Get started gjendet në meny)

2.      Ndiqni udhëzimet që të regjistroheni.

Në afat prej 20 ditësh do të merrni një e-mail me informatë për atë se a është kualifikuar organizata juaj.

Hapi i dytë: Dërgojani “Techsoup”-it certifikatën tuaj të kualifikimit

1.      Pasi të konfirmohet kualifikimi i organizatës suaj, kthehuni në portalin e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse dhe shtypni Login (e jo Sign In) në krye të faqes. (Në qoftë se jeni lidhur nëpërmjet celularit, opsioni Login gjendet në meny). Ndoshta do të kërkohet që të siguroni token për verifikim nga Techsoup-i.

2.      Pasi të lajmëroheni do ta shihni listën me ofertën e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse. Shtypni On-premises software licenses për ta parë përmbajtjen plotësuese.

3.      Nën titullin Software discounts, shtypni More, e pastaj Continue.

4.      Futni informatat e mëposhtme dhe adresën tuaj të e-mail-it dhe shtypni Send to partner kur të përfundoni.

·         Emri për kontakt: TechSoup

·         Е-mail adresa për kontakt: TSBA_Discounts@techsoup.org

Do të paraqitet ueb-faqja për miratim.

Nevojitet 5 deri në 10 ditë që “Techsoup”- ta procesojë certifikatën tuaj. Pastaj do të pranoni një e-mail nga “Techsoup”-i me udhëzime për atë se si t’i merrni ofertat që i keni kërkuar.

 

https://www.techsoupbalkans.org/bcs/microsoft-open-charity