Tani në dispozicion donacione për Office

Tani në dispozicion donacione për Office

 

Versioni i fundit i Microsoft Office është këtu! Organizatat joqeveritare, fondacionet dhe bibliotekat tani mund të porosisin Office Standard dhe Professional, përmes Microsoft Software Donation Program të TechSoup.

 

Versioni i fundit i softuerit të Microsoft ofron një numër veçorish të reja dhe avantazhe në krahasim me Office 2010, duke përfshirë integrimin e drejtpërdrejtë me OneDrive (online flesh disk) për ti sinkronizuar dokumentet tuaja dhe duke ju mundësuar të punoni me disa pajisje, opsione të reja grafike, si dhe mundësi për të hapur dhe për të bërë ndryshime të PDF dokumenteve në Word. Kjo do të thotë që ju mund të filloni të punoni në dokumentet tuaja në desktopin tuaj, më pastaj të vazhdoni me punën në një tjetër kompjuter, laptop ose tabletë, sepse Office i ruan dokumentet tuaja dhe i bën ato në dispozicion në "re" ("cloud").

 

Cilat janë risitë në Office?

 

Një nga risitë më interesante të Office është integrimi i tij me renë ("cloud"). Microsoft Office 365 ueb aplikacioni mundëson punonjësit tuaj dhe vullnetarët të krijojnë, ndryshojnë dhe këmbejnë dokumente "onlajn". Për shembull, ju mund të shtoni komente në një dokument Word dhe kolegët tuaj do mund të përgjigjen ndaj tyre direkt në të njëjtin dokument ose me e-mail ose Skype. Plus: Ju mund të filloni me punë në dokumentin në kompjuterin tuaj dhe pastaj të vazhdoni aty ku mbetët nga një kompjuter tjetër apo laptop.

 

 

Një nga shtesat e Word, të cilën do e hetoni menjëherë është aftësia për të punuar në formatin PDF. Për herë të parë, ju mund të hapni dokument PDF në Word format dhe paragrafët e tij, listat, tabelat si dhe përmbajtjet tjera do të jenë në dispozicion për ju si një dokument Word.

 

Word përfshin shabllone të reja dhe krijon mjete, plus automatikisht e kujton vendndodhjen e dokumentit në të cilin ju punoni. Kjo do të thotë se ju mund të mbyllni dokumentin të riktheheni dhe të vazhdoni me punë nga i njëjti vend në dokument nga një kompjuter tjetër. Word tani përfshin mundësinë për t’i përgjigjur komentet në brendinë e komenteve tjera.

Versioni i fundit i Excel ju ndihmon për të parë të dhënat e organizatës tuaj në mënyrë më vizuele dhe intuitive. Excel Ju rekomandon tabela dhe skema, në bazë të të dhënave që ju jeni duke u përpjekur të shfaqni dhe u mundëson shfaqjen e faqeve të zgjedhura bashkarisht përmes Lync. Plus: Excel i mban mend dhe njeh modelet tuaja dhe e përfundon përpunimin e të dhënave të tjera, pa makro urdhëra.

  

Ashtu siç bëni renditjen e sllajdeve tuaja, PowerPoint, ofron lloje të ngjyrave dhe shablloneve, përfshin mjete të reja që ndihmojnë në hartimin dhe redaktimin e tekstit, grafikë dhe fotografi. Mjetet e avancuara përfshijnë edhe Presenter View të përmirësuar dhe Power Point ueb aplikacion që mundëson bashkëpunim në krijimin e prezantimeve mes njerëzve të shumtë në organizatën tuaj si dhe me ekspertë jashtëm.

 

 OneNote - laptopët, tani, falënderojnë integrimin në "re" ("cloud") e cila është e përshtatur me dinamikën tuaj. Shënimet në desktop apo laptop do të jenë në dispozicion nga çdo kompjuter, laptop dhe smartphone. Ju mund të përdorni OneNote aplikacionin celular për Windows, iOS dhe Android telefonët. Nëse jeni duke përdorur një shfletues, vetëm hapni OneNote ueb aplikacionin.

OneNote, gjithashtu mundëson integrimin e imazheve, videove dhe Excel tabelat në shënimet tuaja. Plus: përfshin linqe, faqe, harta dhe skica.

Outlook ka mënyra të reja dhe më të mira për të përdorur llogarinë tuaj të e-mailit, koordinimin e orareve të punonjësve dhe vullnetarëve, menaxhimin e rrjeteve sociale si dhe për të përmirësuar organizimin e përgjithshëm përmes listës së detyrave. Outlook, gjithashtu përfshin një "varg" - që mundëson vëzhgim të shpejtë të planit tuaj – si dhe mundëson të shkëmbeni kalendarin, në mënyrë që të tjerët të mund të shohin kur jeni në dispozicion.

Përveç kësaj, risi në Outlook është edhe parashikimi i motit, që mundëson vështrim të shpejtë të motit të parashikuar në Outlook dhe lehtëson planifikimin e përditshëm dhe planifikimin e udhëtimeve të ardhshme.

 

Office është i optimizuar për Windows 8

 

  Organizatat gjithashtu mund të kërkojnë përditësim në Windows 8 Professional dhe Windows 8 Enterprise.

Dizajni i ri është i përshtatur për telefonat mobil, tjegullat elegante në vend të ikonave konvencionale, Windows 8 është një risi e plotë. Ruan disa aspekte të cilat jemi mësuar për ti përdorur në Windows 7, por kjo e vë "Start" ikonën në funksion me pamje të re të integruar dhe lejon sinkronizimin e lehtë të shërbimeve në "re" ("cloud") shërbimet.

Mësoni më shumë për Windows 8