Si të porositni

Hapi 1. Kriteret për pranueshmëri

Nëse organizata juaj është regjistruar në TechSoup dhe keni marrë konfirmim nëpërmjet e-mail-it se organizata juaj është e kualifikuar për pranimin e donacionit prej së paku njërit nga partnerët tanë donatorë, mund të bëni kërkesë për donacion (në qoftë se nuk jeni të sigurt për statusin e regjistrimit dhe kualifkimin e organizatës suaj, na shkruani dhe ne do t’ju udhëzojmë gjatë procesit).

Hapi 2. Lajmërimi

Ju lutemi lajmërohuni me emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e organizatës suaj. Nëse e keni harruar fjalëkalimin, klikoni në linkun “E keni harruar fjalëkalimin?”, afër dritares për lajmërim.

Hapi 3. Shfletimi i produkteve

Мund t’i shfletoni produktet dhe të zgjidhni të kërkoni sipas donatorit ose sipas kategorisë së pajisjes. Në të dyja rastet, do të fitoni një listë me produktet që janë në disozicion dhe kompensimin përkatës administrativ. Për më tepër informata, klikoni ndonjërin nga produktet.

Hapi 4. Zgjidhni produktet dhe vëndoni ato në shportën tuaj për blerje

Zgjidhni produktet që doni t’i shtoni në shportën për blerje. Në çdo kohë mund ta shihni se cilat produkte i keni shtuar në shportë. Pasi të përfundoni me zgjedhjen e produkteve, mund të vazhdoni kah dritarja për pagesë.
Në dritaren për pagesë, do të paraqitet një përmbledhje e porosisë suaj dhe vërtetimi për adresën tuaj ku do të dërgohen produktet.

Hapi 5. Kompensimi administrativ

Pasi ta kryeni transaksionin, do të pranoni një faturë nëpërmjet e-mail-it. Pasi ta pranojmë pagesën e kompensimit administrativ që është shënuar në faturë, do ta dërgojmë porosinë tuaj.

Kini parasysh: Programi TechSoup i dërgon produktet në Adresën e regjistruar për dërgim të organizatës suaj.
Të gjitha porositë i nënshtrohen procesit të miratimit. Në rast se nuk mund të pranohet porosia juaj, do t’ju njoftojmë menjëherë dhe automatikisht do t’ju kthehen paratë që i keni paguar për kompensimin administrativ.

Më tepër informata mund të gjeni në pjesën Pyetjet e parashtruara shpesh.

Mund të prisni që porosinë ta pranoni për më së shumti 14 ditë nga dita që e kemi pranuar pagesën.