Si të regjistroheni?
Që ta regjistroni organizatën tuaj jofitimprurëse në TechSoup duhet në fillim të hapni llogari të shfrytëzuesit këtu.
Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse bëhet nëpërmjet formularit onlajn, i cili gjendet këtu. Ju lutemi futni informatat e nevojshme në të gjitha fushat e detyrueshme (*) të formularit.
Në formularin onlajn, duhet t’i ngarkoni këto dokumente:
- aktin e themelimit/regjistrimit
- statutin e shoqatës së qytetarëve ose fondacionit
- programin për veprim
- emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar shoqatën e qytetarëve ose fondacionin
Në qoftë se keni pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit ose
në lidhje me dokumentacionin që duhet ta dorëzoni, na kontaktoni në: info@techsoupbalkans.org
Pasi t’i pranojmë formularin tuaj të plotësuar për regjistrim dhe
dokumentacionin tuaj:
Në qoftë se
organizata juaj i plotëson kriteret e nevojshme për pranueshmëri të një ose më
tepër donatorëve, do t’ju njoftojmë në adresën e e-mail-it të organizatës suaj
që e keni shënuar në formular.
Kini parasysh se donatorët e ndryshëm kanë kritere të ndryshme për donacione. Edhe
sikur të mos kualifikoheni për donacion nga donatorët aktualë, ka mundësi që të
kualifikoheni për donacione nga partnerët e ardhshëm donatorë. Do t’i ruajmë
informatat tuaja dhe do t’ju njoftojmë nëpërmjet e-mail-it, në qoftë se dhe kur
do t’i plotësoni kushtet e partnerëve të tillë.