Microsoft Cloud

  • Kufizimet: 

    • Sasia:
      • Organizatat mund të kërkojnë numër të pakufizuar të produkteve me lirim nga “Microsoft”-i.
      • Kërkesat që mund t’i bëjë një organizatë për produktet me zbritje duhet të përfshijnë së paku pesë licenca. Pesë licencat mund të jenë për produktin e njëjtë ose për kombinim të produkteve të ndryshme. Kjo kërkesë nuk vlen për produktet e mëposhtme:
        • BizTalk Server Standard (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Customer Service On-Premises, Licencë për qasje të klientit në pajisje (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Customer Service On-Premises, Licencë për qasje të klientit (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Sales On-Premises, Licencë për qasje të klientit në pajisje (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Sales On-Premises, Licencë për qasje të klientit (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Team Members On-Premises, Licencë për qasje të klientit në pajisje (Me zbritje)
        • Dynamics 365 for Team Members On-Premises, Licencë për qasje të klientit (Me zbritje)
        • SQL Server Standard Edition, Licencim në bazë të bërthamës (Me zbritje)
        • SQL Server Enterprise Edition, Licencim në bazë të bërthamës (Me zbritje)
        • System Center Datacenter (Me zbritje)
        • System Center Standard (Me zbritje)
        • Visual Studio Enterprise with MSDN (Me zbritje)
        • Visual Studio Professional with MSDN (Me zbritje)
        • Visual Studio Test Professional with MSDN (Me zbritje)
        • Windows Remote Desktop Services – Licencë për lidhës të jashtëm (Me zbritje)
        • Windows Server Datacenter (Me zbritje)
        • Windows Server External Licencë për lidhës të jashtëm (Me zbritje)

    ·       Buxheti: Organizatat me buxhet operativ vjetor të çdo madhësie kanë të drejtë të aplikojnë për produktet që ofrohen në këtë program.

    ·       Llojet e organizatave të kualifikuara: Programi për zbritje i “Microsoft”-it u shërben organizatave jofitimprurëse, misionet e të cilave sjellin dobi për komunitetin lokal. Këtu mund të bëjnë pjesë organizatat me këto misione:

      • Ofirmi i ndihmës për të varfërit
      • Avancimi i arsimit
      • Përmirësimi i mirëqenies sociale
      • Ruajtja e kulturës
      • Ruajtja ose ripërtrirja e mjedisit
      • Promovimi i të drejtave të njeriut
      • Krijimi i shoqërisë civile
      • Organizatat ombrellë, duke përfshirë filialet ose degët e kontrolluara, që mirëmbajnë sisteme të përbashkëta ose të centralizuara të TI-së janë të kualifikuara. Megjithatë, organizatat anëtare të organizatave ombrellë që mirëmbajnë sisteme të përbashkëta ose të centralizuara të TI-së nuk janë të kualifikuara.

    ·       Llojet e organizatave që nuk janë të kualifikuara: Jo të gjitha organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë për të marrë pjesë në Programin për zbritje të “Microsoft”-it. Në mesin e organizatave që nuk janë të pranueshme bëjnë pjesë:

      • Organizatat ose agjencitë qeveritare.
      • Institucionet arsimore, duke i përfshirë shkollat fillore, të mesme, kolegjet, universitetet dhe shkollat tregtare.
      • Organizatat shëndetësore, duke i përfshirë spitalet, rrjetet për mbrojtje shëndetësore, planet shëndetësore, shërbimet ambulatore për mbrojtje shëndetësore, organizatat shëndetësore për kujdes shëndetësor në shtëpi, përkujdesje dhe jetesë me asistencë, organizatat për hulumtime shëndetësore, dhe laboratorët. Në përjashtime bëjnë pjesë organizatat e pavarura jofitimprurëse me këto misione: klinikat shëndetësore të komunitetit, ato të sjelljes dhe shëndetit të grave; institucionet për personat me sëmundje të rënda/të pashërueshme; dhe bankat për gjak, inde dhe organe.
      • Shoqatat profesionale, shoqatat për tregti.
      • Organizatat professional dhe gjysmëprofesionale sportive.
      • Organizatat politike, të punës dhe ato të vëllazërisë.
      • Rinovuesit e kompjuterëve që do ta instalojnë softuerin e dhuruar në kompjuterët e rinovuar që do t’u distribuohen ose do t’u dhurohen organizatave jofitimprurëse ose shkollave. Ju lutemi vizitojeni Programin për rinovuesit e regjistruar të kompjuterëve.
      • Bibliotekat publike
      • Bibliotekat private, bibliotekat e shkollave, bibliotekat e specializuara, bibliotekat e forcave të armatosura dhe bibliotekat në agjencitë qeveritare.
    • Kushtet e përdorimit: Organizatat që kërkojnë produkte nga Microsoft-i patjetër duhet të pajtohen me të gjitha kushtet e vlefshme të përdorimit.

    ·       Ndryshimet: “Microsoft”-i e mban të drejtën që t’i plotësojë ose t’i ndryshojë këto udhëzime për kualifikim në çfarëdo kohe pa njoftim.

    ·       Politika kundër diskriminimit: “Microsoft”-i i çmon dhe i respekton dallimet individuale dhe kulturore dhe angazhohet për të siguruar një mjedis inkluziv që është mikpritës dhe i lirë nga diskriminimi. Prandaj, organizatat nuk janë të kualifikuara për të marrë pjesë në këtë program, nëse kanë politikë ose mision për diskriminim gjatë punësimit, kompensimit, avancimit në punë, largimit nga puna, pensionimit, trajnimit, programeve dhe/ose shërbimeve në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes kombëtare, fesë, moshës, gjymtësisë, identitetit gjinor ose shprehjes, gjendjes martesore, shtatzënisë, orientimit seksual, përkatësisë politike, anëtarësisë në sindikata, ose statusit të veteranit. Përjashtim të vetëm nga kjo politikë bëjnë organizatat fetare, që janë të përjashtuara nga ligjet, të cilat përndryshe e ndalojnë diskriminimin e tillë.

    ·       PPSH: Për më tepër informata për resurset e “Microsoft”-it për organizatat jofitimprurëse dhe kualifikimin për programin për zbritje, vizitoni faqen e tij me PPSH për organizatat jofitimprurëse.

    ·       Distribuimi i produkteve:

      • Produktet në kuadër të këtij programi do t’u distribuohen vetëm organizatave dhe bibliotekave të kualifikuara, e jo individëve.
      • Ofertat me zbritje për organizatat jofitimprurëse lejohen të përdoren nga të gjithë punonjësit dhe vullnetarët e organizatës jofitimprurëse.
      • Përfituesit, donatorët dhe anëtarët e organizatës jofitimprurëse (si p.sh. anëtarët e kishës, klubit ose ekipit sportiv) nuk lejohet të përdorin ofertat për organizatat jofitimprurëse.
      • Organizatat marrëse të softuerit nuk mund t’ua transferojnë ose t’ua shesin licencat jofitimprurëse ose abonimet organizatave të tjera, duke përfshirë organizatat jofitimprurëse partnere ose organizatat simotra ligjërisht të pavarura.
      • Produktet e “Microsoft”-it nuk mund të instalohen në kompjuterë, të cilët do t’u jepen ose do t’u shiten organizatave ose individëve të tjerë, qoftë edhe si pjesë e ndonjë programi bamirës.

    ·       Rimbursimet dhe kthimet 

    • Në qoftë se dëshironi ta ktheni apo ta ndërroni produktin që e keni marrë si donacion ose produktin me zbritje nga “Microsoft”-i, duhet që t’i ktheni të gjitha produktet e “Microsoft”-it nga ajo kërkesë dhe të bëni kërkesë të re për produktet të cilat i dëshironi.
    • Për shkak se të gjitha produktet e “Microsoft”-it kanë vetëm mundësi të shkarkimit, kthimet e produkteve do të pranohen vetëm nëse asnjëri nga softuerët nuk është instaluar, ndërsa produktin e keni pranuar jo më shumë se 60 ditë më parë.
    • Nëse dëshironi ta ktheni ose ta zëvendësoni produktin e softuerit nga Microsoft-i, kontaktoni Shërbimin për klientët të “TechSoup”.