Udhëzime për programin e Microsoft-it

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse me status Shoqatë e qytetarëve ose fondacion që është regjistruar në Regjistrin e shoqatave dhe të lidhjeve.

  • Programi për donacione të softuerit është në shërbim të organizatave jofitimprurëse, qëllimi i të cilave është në dobi të komunitetit lokal. Këtu bëjnë pjesë llojet e mëposhtme të organizatave, ku para do kohësh ka pasur ndryshime sa i përket pranueshmërisë së tyre:
    • Shërbimet shëndetësore dhe aktivitete e ndërlidhura që janë të pavarura dhe nuk janë në pronësi dhe nuk udhëhiqen nga organizata që janë të pranueshme për programet e qeveritare, akademike ose shëndetësore të Microsoft-it. Këtu bëjnë pjesë klinikat për shëndetin e komunitetit, grupet për hulumtime mjekësore, organizatat jofitimprurëse për sjelljen gjatë kujdesit shëndetësor, qendrat për shëndetin e grave, strehimoret për të sëmurët, shërbimet për shpëtim dhe emergjencë, organizatat që i përkrahin pacientët  dhe familjet e tyre, dhe bankat e gjakut.
    • Asociacionet tregtare me aktivitete që janë në dobi të atyre që nuk janë anëtarë të tyre.
    • Organizatat amatore sportive, veçanërisht klubet, ekipet ose grupet sportive për të rinj.
    • Fondacionet private që ofrojnë grante, të cilat shumicën e mjeteve ose të hyrave e kanë nga ndonjë individ, familje ose korporatë.
    • Muzetë.
    • Organizatat fetare ose ato që bazohen në ndonjë besim.
    • Organizatat ombrellë, duke përfshirë filialet ose degët e kontrolluara, që mirëmbajnë sisteme të përbashkëta ose të centralizuara të TI-së janë të kualifikuara. Megjithatë, organizatat anëtare të organizatave ombrellë që mirëmbajnë sisteme të përbashkëta ose të centralizuara të TI-së nuk janë të kualifikuara.

Bibliotekat publike patjetër duhet të kenë status të vlefshëm të Shoqatës jofitimprurëse të qytetarëve ose institucionit jofitimprurës nga fusha e kulturës. Bibliotekat publike mund të kërkojnë donacione të softuerit të Microsoft-it nëpërmjet këtij programi vetëm për përdorim në kompjuterët me qasje publike ose në kompjuterët që përdoren ose për t’i menaxhuar kompjuterët me qasje publike ose programin me qasje publike të bibliotekës. Bibliotekat pjesëmarrëse poashtu duhet t’i vënë në dispozicion koleksionin e tyre dhe shërbimet themelore për popullatën e zonës që e përfshijnë ato, pa kërkuar kompensim nga shfrytëzuesit individualë (duke i përjashtuar kompensimet e rastit si për shembull, për shtypje të letrave). Nëse duan, bibliotekat mund të vendosin që të kërkojnë kompensim nga shfrytëzuesit që nuk i takojnë zonës që e përfshijnë ato, si dhe mund të ofrojnë produkte dhe shërbime (jashtë shërbimeve themelore) për publikun e gjerë, pa ose me kompensim individual.

 

Organizatat që nuk janë të pranueshme: Jo të gjitha organizatat jofitimprurëse me status të Shoqatës jofitimprurëse ose fondacionit janë të pranueshme për të marrë pjesë në Programin për donacione të Microsoft-it. Ato që nuk janë të pranueshme duhet ta vizitojnë faqen Licencimi i programeve të Microsoft-it për industritë që të marrin më tepër informata për licencimin e organizatave bëmirëse; ato mund edhe më tutje të jenë të pranueshme për të marrë softuer me çmime të zvogëluara nga Microsoft. Organizatat e mëposhtme nuk janë të pranueshme për donacione të softuerit nga Microsoft-i:

  •  
    • Organizatat ose agjencitë qeveritare.
    • Institucionet arsimore, duke i përfshirë shkollat K-12 (fillore), të mesme, kolegjet, universitetet dhe shkollat tregtare.
    • Organizatat dhe rrjetet shëndetësore, duke i përfshirë spitalet, rrjetet e specializuara, shërbimet ambulatore shëndetësore, organizatat shëndetësore për kujdes shëndetësor në shtëpi dhe jetesë me asistencë, organizatat për hulumtime shëndetësore, dhe laboratoret. 
    • Organizatat politike, të punës dhe vëllazëritë, asociacionet tregtare pa qëllime bëmirëse ose aktivitete që janë në dobi të atyre që nuk janë anëtarë të tyre: sponsorimi i ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, ekspozitave ose shfaqjeve; ngjarjet për mbledhje të parave siç janë, drekat, darkat, shëtitjet, vrapimet ose turnetë sportive.
    • Rinovuesit e kompjuterëve që do ta instalojnë softuerin e dhuruar në kompjuterët e rinovuar që do t’u distribuohen ose do t’u dhurohen organizatave jofitimprurëse ose shkollave. Ju lutemi vizitojeni Programin për rinovuesit e regjistruar të kompjuterëve.
    • Bibliotekat jopublike, duke i përfshirë bibliotekat private, bibliotekat e shkollave, bibliotekat e specializuara, bibliotekat e forcave të armatosura dhe bibliotekat në agjencitë qeveritare.
  • Organizatat që bëjnë diskriminim gjatë punësimit, kompensimit, qasjes në trajnim ose  shërbime, avancimit në punë, ndërprerjes së kontratës punës, dhe/ose pensionim në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes kombëtare, fesë, moshës, gjymtësisë, identitetit gjinor ose shprehjes, gjendjes martesore, shtatzënisë, orientimit seksual, përkatësisë politike, anëtarësisë në sindikata, ose statusit të veteranit, tjetër nga ajo që është e lejuar me ligj, nuk janë të përshtatshme për të marrë pjesë në këtë program.
  • Organizatave të pranueshme u jepet një numër i caktuar i kërkesave për donacion të softuerit të Microsoft-it që resetohet çdo dy vjet. Cikli dyvjeçar i një organizate fillon me kërkesën e saj të parë për donacion pas 27 korrikut të vitit 2011. Pas dy vitesh fillon cikli i ri, dhe numri i ri caktuar i softuerëve është në dispozicion. Organizata nuk ka nevojë që ta kërkojë numrin e caktuar të donacioneve të saj. Nuk ka kufizim të numrit të kërkesave të veçanta që mund t’i bëjë një organizatë dhe nuk është paraparë sasi minimale e softuerit që mund të kërkohet.
  • Gjatë ciklit të saj dyvjeçar, një organizatë mund të kërkojë produkte prej më shumti 10 grupesh me tituj. Për grupet e titujve që përmbajnë aplikacione që ekzekutohen në një kompjuter individual (si për shembull desktop ose laptop), mund të kërkohen më së shumti 50 licenca. Për grupet e titujve që kanë licenca për qasje të klientëve ose licenca të tjera që ofrojnë lidhje në ose për menaxhim të serverit, poashtu mund të kërkohen së së shumti 50-licenca. Për produktet e serverëve, mund të kërkohen më së shumti pesë produkte, pa marrë parasysh grupin me titull. Për detaje plotësuese, shih Sasia dhe shpeshtësia e Kërkesave nga Microsoft-i në Programin për donacione të Microsoft-it – Pranueshmëria dhe sasitë.
  • Produktet e Microsoft-it nuk mund të transferohen ose të rishiten ndërmjet subjekteve të ndryshme ligjore. Poashtu, produktet e Microsoft-it nuk mund të instalohen në kompjuterë, të cilët do t’u jepen ose do t’u shiten organizatave ose individëve të tjerë, qoftë edhe si pjesë e ndonjë programi bëmirës.
  • Produkti i dhuruar do të distribuohet në kuadër të këtij programi për organizatat e dhe bibliotekat e kualifikuara, jo për individët.
  • Ofertat e dhuruara për organizatat jofitimprurëse lejohen të përdoren nga
    1. Punonjësit e paguar të organizatave jofitimprurëse
    2. Punonjësit e papaguar që kryejnë detyra materiale të përditshme me përgjegjësi menaxheriale ose të besuara, të tillë si bordi i drejtorëve, drejtorët e programeve dhe udhëheqja e lartë e organizatës (duke përfshirë drejtorin ekzekutiv, kryetarin dhe zyrtarët).
  • Përfituesit, donatorët dhe anëtarët e organizatës jofitimprurëse (si p.sh. anëtarët e kishës, klubit ose ekipit sportiv) nuk lejohet të përdorin ofertat për organizatat jofitimprurëse.
  • Organizatat marrëse të softuerit nuk mund t’ua transferojnë ose t’ua shesin licencat jofitimprurëse ose abonimet organizatave të tjera, duke përfshirë organizatat jofitimprurëse partnere ose organizatat simotra ligjërisht të pavarura.
  • Produktet e Microsoft nuk mund të instalohen në kompjuterë që do t'u jepen ose do t'u shiten organizatave ose individëve të tjerë, edhe si pjesë e një programi bamirësie