BitDefender - Kufizimet

  • Produkti i dhuruar do t’u distribuohet në kuadër të këtij programi vetëm organizatave të kualifikuar, e jo edhe individëve.
  • Organizata mund të kërkojnë deri në 50 licenca shfrytëzuesish brenda një viti fiskal. Licencat mund të jenë për një produkt ose mund të shpërndahen në disa produkte.
  • Vetëm organizatat me buxhete vjetore deri në 1,4 milionë dollarë amerikanë janë të pranueshme për marrjen e këtij donacioni.
  • Ky donacion u takon organizatave jofitimprurëse me shenjën 501(c)(3) dhe për bibliotekat publike. Bibliotekat publike ose duhet të kenë status të vlefshëm 501(c)(3) për organizatë jofitimprurëse ose të jenë të regjistruara në Bazën e të dhënave të Institutit për shërbime të muzeut dhe të bibliotekës (IMLS).
  • Ky donacion nuk do të jetë në dispozicion për institucionet arsimore, shkollat, kolegjet, universitetet dhe shkollat tregtare.
  • Organizatat fetare që nuk janë të emërtuara si sekulare nga ana e komunitetit, nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në këtë program. Organizatë sekulare është organizata që është e ndarë nga kisha ose organizatë fetare që u ofron shërbime njerëzve pa marrë parasysh bindjet e tyre fetare dhe që nuk propagandon besimin në një fe konkrete.
  • Organizatat që përfaqësojnë, përkrahin ose praktikojnë diskriminim në bazë të moshës, përkatësisë etnike, gjinisë, prejardhjes kombëtare, gjymtësisë, racës, lartësisë, fesë, përcaktimit seksual ose statusit shoqëror-ekonomik nuk janë të pranueshme për të marrë pjesë në këtë program. Që të marrin donacione, organizatat të jenë të gatshme dhe të munden të vërtetojnë se nuk diskriminojnë sipas ndonjërës nga këto baza.
  • Produktet e Bitdefender nuk guxon të transferohen ose të rishiten.